Vushtrria - Ferizaj, ndeshja më interesante e çerekfinales së Kupës

Hendboll

Vushtrria - Ferizaj, ndeshja më interesante e çerekfinales së Kupës

Më: 3 mars 2020 Në ora: 15:01
Vushtrria - Ferizaj, ndeshja më interesante e çerekfinales së Kupës

Të martën nga ora 12:00 është tërhequr shorti për ndeshjet çerekfinale të Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Ndeshja më interesante do të zhvillohet në Vushtrri ku takohen Vushtrria e Ferizaj. Bëhet fjalë për dy skuadra që synojnë edhe titullin e kampionit.

Çerekfinalet tjera janë: Kastrioti - Shqiponja, Istogu - Drita, Vëllaznimi - Prishtina.

Ndeshjet çerekfinale luhen më 11 e 12 mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat