Kasim Kamenica për Kastriotin: Na duhet ndihma e çdokujt që ta kthejmë klubin në nivelin e duhur

Hendboll

Kasim Kamenica për Kastriotin: Na duhet ndihma e çdokujt që ta kthejmë klubin në nivelin e duhur

Nga: Kemajl Goca Më: 3 mars 2020 Në ora: 16:32
Kasim Kamenica

Trajneri me renome botërore, Kasim Kamenica, punon me intensitet të shtuar, për të rritur nivelin e klubit me nam të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt) dhe gradualisht ta rikthejnë edhe publikun që tash e një kohë ka braktisur tribunat!

Kamenica nga Gorazhda e Bosnjës dhe e Hercegovinës, e njeh si paraja e kuqe qytetin e Ferizajt dhe klubin, sepse pjesë e kësaj skuadre me nam ka qenë edhe në fund të viteve 70-ta dhe në vitet e 80-ta, një periudhë si portier i gjeneratës së artë në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë dhe pastaj edhe si trajner.

Kamenica ka një respekt të veçantë për kryetarin e klubit Ahmet Hysenaj-Petrova, siç thotë, ka ardhur për t’i ndihmuar që ta kthejnë klubin në nivelin ku e meriton. 

Image

Kasim Kamenica e Ahmet Petrova

“Bota sot”: Si e sheh atmosferën brenda klubit, me këtë gjeneratë që ka, shumica e lojtarëve janë të rinj?

Kasim Kamenica: Sipas meje situata është shumë e dobët, e keqe, paralelisht po foli edhe për ekipin e parë po ashtu edhe për kategoritë e reja - juniorë. Te grupmoshat e reja kur janë në pyetje ka shumë pak fëmijë. Plani ynë paralelisht me ekipin e parë apo qëllimi ynë është që t’i kemi 200 fëmijë në stërvitje.

Sa i përket ekipit të parë, unë nuk po e kuptoj që pas një viti (vitin e kaluar) që është fituar Kupa, dy derbi me Besën me një diferencë të ngushtë, me një gol, me lejua me ra në këtë nivel klubi dhe nuk është dashur të lejohet.  

Kushtet kanë qenë dhe me një hap shumë të vogël mi marrë titujt.  Më vjen keq si ka ardhur deri te ky skenar, nuk me ka mbet mua me hulumtuar dhe pse, por veç po e përmendi. Unë i mbajë emocionet, se është ish klubi im, kam me dhënë krejt prej vetes bashkë me njerëzit që janë në klub, me ia kthyer klubit nivelin që e meriton. Ky qytet është zhvilluar dhe e ka ekonominë, sa po shoh, shumë të mirë. Kemi marr përkrahjen edhe të kryetarit të Komunës Agim Aliu dhe të deputetit Elmi Reçica.

Na pret një punë shumë e madhe në at drejtim, presim që publiku të rikthehet, e cila i kish lëshuar edhe tribunat. Qytetit me traditë, ne duhet me i ofruar diçka, kualitet që me kthye publikun, na duhet ndihma e çdokujt, të gjitha strukturat dhe segmentet e qytetit me na ndihmuar dhe klubin ta kthejmë në nivelin e duhur. Një dritë e shndritshme është që kemi disa lojtar të rinj e të mirë, me të cilët duhet me ia vënë themelet për të ardhmen.

“Bota sot”: A e keni nxjerrë maksimumin me Prishtinën, me lojtarë të rinj, me punën që bëtë për një kohë të shkurtër?
Kasim Kamenica:
 Unë jam i pakënaqur me rezultat, këtë muaj kemi stërvit shumë, me pas treguar atë që kemi punuar në stërvitje këtë ndeshje e kishim fituar. Kemi luajtur diçka dobët në fazën e mbrojtjes, në sulm kemi pasur gabime të patolerushme.

Krejt kjo që ekipi nuk është komplet, është mu trimëruar fondi i vogël i lojtarëve që ka arritur me luajtur tërë ndeshjen si duhet, 60 minuta, i ka bërë ballë Prishtinës që në këtë moment e ka ekipin më të mirë. Ajo çka është me rëndësi lojtarët e kanë kuptu që munden me u shty edhe më të mirët.

“Bota sot”: Çfarë i duhet Kastriotit?
Kasim Kamenica:
I duhet alo e djathtë, kemi vetëm dy bega klasikë, Festimin dhe Arbenin, Rudari është aktivizuar pasi kemi mungesa, këtë lojë kemi pasur probleme me lëndimet e Shabanit dhe Zaskokut. 

“Bota sot”: Si e sheh Kastriotin me kohën e artë të ish Borcit, në vitet e 70-ta e 80-ta, një Kastriot i vdekur me një Borc të krenarisë?
Kasim Kamenica
: Borci ka luajtur atëherë në ligën e parë federative për disa vite dhe ka qenë liga më e fortë në botë,  klubi për përmasat e Kosovës ka qenë institucion. Vitin e kaluar kam ardhur në Kupë dhe e kam shikuar Kupën e Kosovës. Kam ardhur nga Gorazhda vetëm mi pa garat e Kupës, e kam pa që  kanë potencial por qysh me leju mu ransformuar e me ikë. Ajo që me pengon, është dobët dhe tribunat janë të zbrazura. 

Image

Kasim Kamenica e Ahmet Petrova

“Bota sot”:  Në klubi jeni dy njerëz që i takoni periudhës së ish Jugosllavisë, Ahmet Hysenaj-Petrova, ish kryetar i Borcit dhe ju ish portier dhe trajner, a ka shpresë se do ta ktheni klubin në namin e dikurshëm?

Kasim Kamenica: Edhe atëherë kur kam luajtur në Borc ka qenë anëtar i kryesisë, kemi pasur marrëdhënie të mira. Viteve të fundit miqësinë e tonë e kemi intensifikuar më shumë, kjo është një arsye, para se gjithash mi ndihmuar Ahmetit, me dhënë me shpirt e me zemër që të jemi të suksesshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat