Motrat binjake nga Shkupi, që po luajnë me sukses në Kosovë - Bota Sot
Motrat binjake nga Shkupi, që po luajnë me sukses në Kosovë

Hendboll

Motrat binjake nga Shkupi, që po luajnë me sukses në Kosovë

Nga: Kemajl Goca Më: 4 mars 2020 Në ora: 12:12
Mirlinda e Arlinda Dinarica

Motrat shqiptare nga Shkupi, binjaket Arlinda dhe Mirlinda Dinarica, me sukses luajnë për klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj.  Motrat luajnë në rolet e ndryshme, përderisa Arlinda është majtake, Mirlinda është portiere.

Si Arlinda e si Mirlinda, janë të kënaqura me kushtet në klubin me renome ferizajase, që udhëhiqet nga kryetrajnerja Vlora Jashari. Karrierën e tyre e filluan në Maqedoninë Veriore. “Në fillim ja kemi filluat tek KH Çair në Shkup bashkë me motrën, mandej jemi transferuar në Ferizaj tek KH Kastrioti kur kemi qenë 16 – vjeçare”, tregon Arlinda për gazetën kombëtare “Bota sot”. Arlinda përveç që ka luajtur në Ferizaj edhe për Vardarin e Shkupit.

“Për gjysmë sezoni kam luajtur tek Vardari, pastaj kur bëmë 18 vjeçe me motrën shkuam në Gjermani në ekipin HSG Hunsrück, prej aty Mirlinda është rikthyer në ekipin e Kastriotit”, tregon Arlinda.  

Hendbollistja Arlinda ka pasur edhe një rrugëtim tjetër, për në Turqi. “Shkova në Turqi në Superligë në ekipin Mardin Buyuksehir Basakspor dhe gjysmën e sezonit u riktheva tek ekipi i KH Kastriotit sado pak për t’i ndihmuar”, tha Arlinda.  

Motrat binjake janë optimiste se do të arrijnë shumë me këtë sport. Synimi i tyre është që të janë në formën sa më të mirë dhe ta ndihmojnë Kastriotin që të fitojë sa më shumë pikë në vazhdim të kampionatit, po ashtu edhe të përgatiten sa më mirë për sfidën e çerekfinales së Kupës së Kosovës, ku me 11-12 mars do të ndeshen me Shqiponjën e Gjakovës.

19-vjeçaret stërvitin me zell të shtuar, në kërkim  të formës sa më të mirë dhe në çdo ndeshje të kërkojnë më të mirën e mundshme për ekip.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat