Vëllaznimi e fiton ndeshjen e mbetur me Dritën

Hendboll

Vëllaznimi e fiton ndeshjen e mbetur me Dritën

Më: 5 mars 2020 Në ora: 11:18
Vëllaznimi e fiton ndeshjen e mbetur me Dritën

Të mërkurën në Gjakovë është luajtur ndeshja e mbetur e xhiros së 15-të të Superligës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Janë takuar Vëllaznimi dhe Drita e Gjilanit. Fitore ka shënuar Vëllaznimi me rezultat 44:29. Pas pjesës së parë rezultati ishte 20:9 për gjakovarët.

A.Spahija me 10 gola ishte më efikasi te Vëllaznimi. Te Drita u shqua A. Isufi me 18 gola.

Vëllaznimi përforcohet në vend të pestë me 18 pikë kurse Drita mbetet e fundit (10), në pritje të pikëve të para.

Vëllaznimi – Drita 44:29 (20:9)

Vëllaznimi: Hoti 4, Idrizi, Rama 5, Pozhegu, Mamusha, Halili 7, Luzha 4, Rexha 3, Fana 6, Spahija 10, Hoxha, Brahushi, Leka 5, Ferizi, Neziri, A. Hoti
Drita: Aliu 1, Shkodra 3, Jahiu 1, Kurti 1, Sllamniku 5, Asllani, Isufi 18.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat