Ky ekipi punon me program të Serbisë, nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës! - Bota Sot
Ky ekipi punon me program të Serbisë, nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës!

Hendboll

Ky ekipi punon me program të Serbisë, nuk i njeh institucionet e Republikës së Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2020 Në ora: 16:20
Mokra Gora, ditë me parë në Vranjë

Ekipi i Mokra Gorës nga Zubin Potoku në hendboll (meshkuj), vazhdon garat ilegale në Superligën B të Serbisë, grupi Lindje - Perëndim. Përveç Mokra Gorës edhe Trepça luan në ligën e parë serbe në grupin e Perëndimit.

Skandalet vazhdojnë!  Këto klube si Mokra Gora dhe Trepça fantome zhvillojnë aktivitetin në tokën e shtetit të Kosovës dhe si vendas luajnë në Zubin Potok dhe në një pjesë të Mitrovicës, pa u penguar nga askush!

“Mokra Gora e filloi me fitore kundër Vranjes pjesën e dytë të kampionatit!  Vranja 1957, në raundin e 12-të të Superligës B Lindje-Perëndim, pësoi humbje me 28:32 (14:20) nga Mokra Gora.  

Udhëtuesit nga Kosova dhe Metohija krijuan avantazhin në pjesën e parë të lojës, kështu që ishte e vështirë për nikoqirët të arrinin që ta shkrinin epërsinë e rivalit”, shkruan mes të tjera “Rukomet Zurnal”.

Deri kur do të lejojmë që Mokra Gora dhe Trepça fantome të zhvillojnë garat ilegale në shtetin e Kosovës. Klube që punojnë me program të Serbisë dhe nuk i njohin institucionet e Republikës së Kosovës, duhet sa më shpejt të ndalen këto aktivitete.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat