Kujt po i pengon Istogu? KG i FHK-së, duhet të përgjigjet, a duhet të përsëritet loja kur ka ndikim në rezultat...

Hendboll

Kujt po i pengon Istogu? KG i FHK-së, duhet të përgjigjet, a duhet të përsëritet loja kur ka ndikim në rezultat...

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2020 Në ora: 11:53
Kujt po i pengon Istogut? KG i FHK-së, duhet të përgjigjet, a duhet të përsëritet loja kur ka ndikim në rezultat...

Gabimet janë njerëzore, por kur janë me qëllim janë të pafalshme. Nuk ka asnjë gjyqtar në botë që nuk gabon dhe nuk ka bir nëne që mund ta vërtetojë që kemi të pagabueshëm.

Vushtrria triumfoi me rezultat 21:20 ndaj Istogut, kampione në fuqi, në një atmosferë për lakmi. Istogu ankohet se është dëmtuar rëndë dhe kjo sipas tyre, është vërtetuar edhe nga organet kompetente të FHK-së dhe janë dënuar edhe gjyqtarët. Por nëse vërtetë gjyqtarët kanë bërë aq shumë gabime dhe kanë ndikuar në rezultat, i nderuari e i respektuari Istref Sadriu, një Komesar i Garave në FHK-ja, a mjaftojnë dënimet?

A duhet loja të përsëritet? Kjo është një çështje që ju dhe Federata e Hendbollit e Kosovës duhet të përgjigjeni. Sot Istogu, nesër e dëmtojnë Vushtrrinë, Prishtinën, Ferizajn etj. A do të ishte mëkat që nesër Vushtrria ta humb titullin shkaku i gabimeve, apo Prishtina ose Istogu, ose Ferizaj.    

Image

 

“Komisari i garave i FHK-së ka dënuar 100 euro dhe dy ndeshje mos delegim gjyqtarët me thirrje të EHF-së Arsim dhe Erdoan Vitaku të cilët ndanë drejtësinë në ndeshjen KHF Vushtrria vs KHF Istogu zhvilluar ditën e shtunë në Vushtrri.
19 gabime në dëm të KHF Istogut ishte bilanci gjatë tërë ndeshjes vlerësuar nga komisioni përkatës për vlerësim i FHK-së prej tyre 5 gola të parregullta iu mundësua të shënojnë hendbollistet e Vushtrrisë, dhe në minutën 59:56 gjyqtarët nuk kishin dhënë 7m, vendimtar, me këto veprime gjyqtarët e ndeshjes kishin ndikuar drejtpërdrejt në rezultatin përfundimtar, duke i mundësuar skuadrës vendase të fitojë ndeshjen e pa barabartë me rezultat: 21-20.

Gjyqtarët Vitaku vs Vitaku kanë thirrje të EHF-së dhe ndajnë drejtësinë në nivelin më të lartë evropian Champions League.
Është kjo hera e dytë që çifti i njëjtë dënohen për gabime në referim në dëm të KHF Istogut, në vitin 2017 Istogaseve ju ishte mohuar fitorja pikërisht kundër KHF Vushtrrisë, rezultati i kësaj ndeshje ishte vendimtar që Istogu mos të shpallet kampion”, kështu shkruan në faqen e Istogut. Nëse është kështu, a është gjynah prej vajzave qoftë të Istogut e qoftë të Vushtrrisë?

Sigurisht edhe Vushtrria u dëmtu! FHK, ke kujdes dhe mos lejo që t’i humbet mundi asnjë ekipi apo shpenzimet që po bëjnë vjetore! Vushtrria meriton kompliment për organizim dhe atmosferë, ndërsa nuk kanë faji pse referimi nuk ka qenë në nivel, duke u nisur në bazë të vendimeve të KG të FHK-së. Aman, keni kujdes, mos të qajnë vajzat për gabimet e juaja?! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat