Momenti më trishtues në hendbollin e Kosovës

Hendboll

Momenti më trishtues në hendbollin e Kosovës

Më: 8 mars 2020 Në ora: 11:41
Momenti më trishtues në hendbollin e Kosovës

Klubi i hendbollit Trepça nga Mitrovica, ka bërë të ditur se gjendja e hendbollistëve të lënduar rëndë është e mirë. 

"Në këtë moment të vështirë për klubin tonë dhe për sportin mitrovicas, e ndjejmë obligim që të drejtohemi me një letër publike.
Në ndeshjen derbi ndaj Prishtinës, dy lojtarët tanë, Vaglir Buqinca e Alban Shabani, patën një moment të pafat.

Nga një përplasje mes tyre, lëndime të rënda kanë pësuar si Vagliri ashtu edhe Albani. Intervenimi ishte i menjëhershëm dhe për fat gjendja e tyre shëndetësore është më e mirë tani. Vagliri e Albani kanë pësuar lëndime të qafës dhe të brinjëve dhe po iu nënshtrohen kontrollimeve tjera mjekësore. Më e keqja falë Zotit ka kaluar.

Ne si klub do t’iu qëndrojmë afër Vaglirit dhe Albanit, dy lojtarëve që kanë dhënë shumë për Trepçën e për qytetin.
Dhe sot, në një moment kaq fatkeq, kemi kuptuar edhe një herë për madhështinë e klubit Trepça. Por vlerën që Trepça ka si emër.

Interesimi për gjendjen shëndetësore të dy lojtarëve tanë ishte i jashtëzakonshëm. Kanë pyetur e kanë ofruar përkrahje nga të gjitha anët, nga Federata e Hendbollit të Kosovës dhe të gjitha klubet e hendbollit.

Sot e kuptuam edhe një herë se një Trepçë e fortë dhe e organizuar i duhet hendbollit të Kosovës. I duhet qytetit e vendit. Dhe me gjithë sfidat e rënda si kjo e sotme, ne nuk do të ndalemi. Do t’i kalojmë sfidat së bashku, bashkë edhe me Vaglirin e Albanin që së shpejti presim t’i kemi në mesin tonë. T’i kemi në stërvitje e në lojë. Ata e duan Trepçën, Trepça i do ata.

Jemi falënderues për të gjithë ata që na qëndruan afër në këtë moment të vështirë, që na thirrën e na shkruan", thuhet nga KH Trepça.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat