Kjo është gjendja e sportistëve të shtrirë në spitalin e Prishtinës  - Bota Sot
Kjo është gjendja e sportistëve të shtrirë në spitalin e Prishtinës 

Hendboll

Kjo është gjendja e sportistëve të shtrirë në spitalin e Prishtinës 

Nga: K. G. Më: 8 mars 2020 Në ora: 16:15
Kjo është gjendja e sportistëve të shtrirë në spitalin e Prishtinës 

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, jep lajmin e mirë për hendbollistët e Trepçës nga Mitrovica, Vaglir Buçinca dhe Alban Shabani, se gjendja e tyre është e mirë. Ata gjatë përplasjes mes vete në lojë, u lënduan rëndë, kur kishin humb edhe vetëdijen. Ata janë të shtrirë në spitalin e Prishtinës.

“Vagliri e Albani po e marrin veten. Ky është lajmi i mirë që mund ta japim sot, pasi vizituam dy hendbollistët e Trepçës, të shtrirë në spitalin në Prishtinë.

Ata mbrëmë gjatë ndeshjes me Prishtinën patën një përplasje mes vete dhe pësuan lëndime të qafës dhe brinjëve. Por të dy kanë kaluar më të keqen dhe shpejtë besojmë se do të kthehen në shtëpi.

Gjatë vizitës u bindëm që trajtimi ndaj dy lojtarëve tanë është në nivelin e duhur dhe për këtë shprehim falënderime. Vaglirit dhe Albanit u dëshiruam shërim të suksesshëm dhe kthim të shpejtë në hendboll. Urojmë që ngjarje të tilla mos të kemi më”, ka thënë Gjinovci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat