Besa kalon në Superligën A me bilanc të qindpërqindtë

Hendboll

Besa kalon në Superligën A me bilanc të qindpërqindtë

Më: 8 mars 2020 Në ora: 22:49
Besa Famgas

Besa Famgas ka kaluar në Superligën A në hendboll me bilanc të qindpërqindtë.

Hendbollistët e Besës të shtunën shënuan fitoren e 18-të nga po aq ndeshje. Triumfuan 34:26 ndaj Kastriotit.

Kastriot Jupa e Nikola Prce me nga tetë gola ishin më të dalluarit te Besa.

Ndeshja e ndërprerë mes Trepçës dhe Prishtinës do të luhet të hënën. Ndeshja ishte ndërprerë pas lëndimeve që morën gjatë një përplasje mes vete dy hendbollistët e Trepçës, Vaglir Buqinca e Alban Shabani. Hendbollistët janë jashtë rrezikut.

Në Superligën e femrave në hendboll po zhvillohet një garë mjaft interesante.

Istogu është kthyer në krye të renditjes me fitoren 32:9 të shënuar ndaj Shqiponjës.

Istogu pas 13 ndeshjeve ka 11 fitore e dy humbje. Bilanc të njëjtë kanë edhe Prishtina, Ferizaj. Ndërsa Vushtrria ka dhjetë fitore e dy humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat