Në Vushtrri ndeshja më interesante e çerekfinales

Hendboll

Në Vushtrri ndeshja më interesante e çerekfinales

Më: 11 mars 2020 Në ora: 10:16
Në Vushtrri ndeshja më interesante e çerekfinales

Dy skuadrat që synojnë trofe këtë edicion, KHF Vushtrria e KHF Ferizaj, takohen të mërkurën (sot) nga ora 18:00 në palestrën “Jeton Tërstena – Tota” në Vushtrri. Ndeshja Vushtrria – Ferizaj i takon çerekfinales së Kupës së Republikës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Pritet ndeshje e fortë e cilësore e po ashtu numër i madh shikuesish. Në dy ndeshjet e kaluara Vushtrria ka pasur përkrahje të madhe nga shikuesit.

Ferizaj për herë të parë po luan në Superligë, por ka startuar fuqishëm dhe së bashku me Istogun, Prishtinën e Vushtrrinë pritet të zhvillojë garë të fortë për trofe.

Të mërkurën nga ora 15:00 është çerekfinalja tjetër në mes të Istogut dhe Dritës. Istogu është favorit i madh.
Dy ndeshjet tjera çerekfinale janë të enjten. Kastrioti e Shqiponja takohen nga ora 17:00, ndërsa edhe në këtë ndeshje pritet të ketë rivalitet. Vëllaznimi e Prishtina luajnë prej orës 18:00 kurse prishtinaset janë favorite për të shkuar në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat