Trajneri i kampionit në fuqi, klubit të hendbollit Istogu (femrat), ka thënë se do ta kalojmë edhe këtë sfidë.
“Kur bota po përballet me epidemologjinë te quajtur Corona Virus, populli shqiptar në të gjitha trojet etnike po përballet me situatën më të vështirë që nga lufta e fundit në Kosovë.
Uroj që dy shtetet tona dhe shqiptarët ku do që janë të jenë të bashkuar ashtu si historia ka treguar kur populli ynë ka qenë në vështirësi, të kalojmë bashkë edhe këtë sfidë.
Zoti i bekoftë shqiptarët ku do që janë”, shkruan Shala.