Dramë në Spanjë, sportistja më e mirë e Kosovës lajmërohet nga atje, tregon cila është jeta e saj 

Hendboll

Dramë në Spanjë, sportistja më e mirë e Kosovës lajmërohet nga atje, tregon cila është jeta e saj 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 mars 2020 Në ora: 14:54
Dramë në Spanjë, sportistja më e mirë e Kosovës lajmërohet nga atje, tregon cila është jeta e saj 

Në Spanjë është gjendja dramatike, mbi 10 mijë janë të infektuar nga virusi korona. 

Boshnjakja e Podgoricës, Esma Muratoviq, hendbollistja më e mirë e Kosovës e shpallur për vitin 2019 nga Federata e Hendbollit e Kosovës, që nga Istogu kaloi në ekipin spanjoll San Jose Obrero, edhe një herë lajmërohet nga Spanja duke treguar për jetën e saj.

“Jam mirë. Po rri në shtëpi, nuk lëvizi”, tha Esma për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ajo tha se shpreson se shumë do të tejkalohet kjo gjendje në përgjithësi botën dhe të kthehen në normalitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat