Ish kryetari i KH Kastriotit, me një gjest të madh

Hendboll

Ish kryetari i KH Kastriotit, me një gjest të madh

Nga: K. G. Më: 18 mars 2020 Në ora: 15:49
Ish kryetari i KH Kastriotit, me një gjest të madh

Ish kryetari i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (meshkujt), Lulzim Abazi, ka bërë një gjest të madh, në këto ditë të vështira që po përjeton tërë globi shkaku i virusit korona.

“I dhurohen QKMF-së dy aparate për prodhimin e oksigjenit me pajisje përcjellëse Solidariteti i biznesmenëve ferizajas, nuk ka munguar në asnjë rrethanë kur e ka kërkuar nevoja. I tillë ishte edhe donacioni që sot i bëri biznesmeni dhe kuvendari, Lulzim Abazi, Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, duke i dhuruar dy aparate për prodhimin e oksigjenit me pajisjet përcjellëse, tejet të nevojshme për trajtimin e pacientëve e veçanërisht tash kur po përballemi me pandeminë e virusit COVID-19.

Edhe i pari i Ferizajt, Agim Aliu e falënderoi kuvendarin Lulzim Abazi për këtë donacion, në takimin e paradites që pati me anëtarë e përfaqësues, pjesë e Shtabit Emergjent.

Falënderues për këtë donacion u shprehën stafi shëndetësor të cilët po bëjnë përpjekje heroike për ta mbajtur nën kontroll situatën, duke punuar pa orar, me kapacitete të shtuara në mbrojtje e kujdes të shëndetit të qytetarëve”, njofton Komuna e Ferizajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat