Bukuroshja që e la Kosovën, ja çfarë po bën

Hendboll

Bukuroshja që e la Kosovën, ja çfarë po bën

Nga: Kemajl Goca Më: 20 mars 2020 Në ora: 15:42
Bukuroshja që e la Kosovën, Ja çfarë po bën

Iku, iku, iku para dy ditëve nga Istogu për në Malësi të Malit të Zi. Bukuroshja e Kosovës u largua dhe për një arsye!

Suzana Ujkiq vendosi t’i bashkohet familjes në Malësi, ku janë në izolim duke zbatuar rregullat e Qeverisë së Malit të Zi, për shkak të një armikut të padukshëm virusit korona që ka përfshirë globin!

Hendbollistja me nënshtetësi të Kosovës, anëtare e kombëtares tonë, në Malësi së bashku me motrën e saj, Dijanën, hendbollisten më të mirë shqiptare, respektojnë rregullat dhe në momente edhe bëjnë një stërvitje në zonë të izoluar.

Image

Suzana beson e shpreson se shumë shpejt do t’i kthehet hendbollit në Kosovë, duke shpresuar se gjendja do të normalizohet brenda pak jave. Suzana duket se ka prirje edhe për futboll, sidomos për zhonglim, e cila është e lumtur që me klubin e hendbollit Istogu janë kampione dhe fituese e Kupës së Kosovës pë vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat