Gresa Gashi ushtron individualisht: T’i kthehemi normalitetit

Hendboll

Gresa Gashi ushtron individualisht: T’i kthehemi normalitetit

Nga: Kemajl Goca Më: 21 mars 2020 Në ora: 15:22
Gresa Gashi

Hendbollistja e talentuar e kampiones së Kosovës, Istogu, Gresa Gashi, po stërvitet individualisht që të jetë në formën më të mirë në momentin kur vazhdojnë garat.

Synimet e saja janë që me Istogun ta mbrojnë trofeun e Kupës dhe titullin e kampionit.

“Ushtroj individualisht mbase që gjendja nuk është stabile në vendin tonë 0shkak virusi korona).

Image

Po ashtu dhe paniku ka kapluar botën por gjithsesi nuk jam duke qëndruar stabil dhe shpresojmë që kjo gjendje të kaloj sa ma shpejt dhe t’i kthehemi normalitetit”, tha Gashi për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Istogu aktualisht udhëheq kreun me 22 pikë, duke lënë pas Prishtinën me 22, Ferizaj 22, Vushtrrinë me 20, kjo e fundit ka një takim me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat