Kjo është sportistja e huaj që ka mbetur e bllokuar në Kosovë, ja arsyeja

Hendboll

Kjo është sportistja e huaj që ka mbetur e bllokuar në Kosovë, ja arsyeja

Nga: Kemajl Goca Më: 25 mars 2020 Në ora: 16:58
Kjo është sportistja e huaj që ka mbetur e bllokuar në Kosovë, ja arsyeja

Po ballafaqohemi me një situatë të rëndë jo vetëm shteti i Kosovës por tërë globi! Të gjithë me shpresë se do të tejkalohet sa më shpejt që është e mundur lufta me armikun e padukshëm, virusi korona.

Keta Venetsky, ndër hendbollistet më të mira në vendin tonë, anëtare e kampiones dhe fitueses së Kupës së Kosovës, KHF Istogu, ka mbetur e bllokuar në Kosovë, shkak që nuk ka asnjë mundësi të largimit, pasi që janë të ndaluara të gjitha udhëtimet jashtë vendit, shkak virusi korona.

Merret vesh se hendbollistja nga Gjeorgjia i ka të gjitha kushtet, duke iu falënderuar klubit Istogu, sidomos kryetrajnerit Faruk Shala, që i ka siguruar të gjitha kushtet që i duhen brenda për brenda banesës, ku qëndron në vetizolim për shkak të gjendje që jemi.

Image

Një shembull, që duhet përshëndetur të Shalës, i cili përkundër që janë pezulluar të gjitha aktivitetet, lojtares i ka siguruar të gjitha të mira që i duhen në jetën e përditshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat