Hasani tregon: Ju po doni Republikë Kosovën, pastaj na goditen me boksa, shqelma - Bota Sot
Hasani tregon: Ju po doni Republikë Kosovën, pastaj na goditen me boksa, shqelma

Hendboll

Hasani tregon: Ju po doni Republikë Kosovën, pastaj na goditen me boksa, shqelma

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2020 Në ora: 14:39
KH Llapi te Presidenti historil i Kosovës, Ibrahim Rugova, në vitet e 90-ta

Ish hendbollisti Shefqet Hasani ka kujtuar kohërat më të vështira, të viteve të 90-ta. Ai përshkruan një rrugëtim aq të vështirë aq edhe të krenarisë.

“Një rrëfim për lojën e hendbollit në vitet e 90 - ta. Mbi dy orë policia serbe na rrahën dhe maltretuan. Më thanë dhe më shkruan vendimin se ku do të zihem në territorin e Kosovës duke luajtur apo zhvilluar ndonjë aktivitet sportiv do ti mbajsh 3 vite burg.

Të gjithë ishim të vendosur të mos jepnim, tregonim se cilët janë njerëzit të Federatës së hendbollit e sporteve që vepronim të pavarur e paralel në ato vite të egra të okupimit serb...

Atë ditë kishim të luajmë në një teren të hapur lojë në sistem turneu , por si duket këtë herë policia kishte pas informata dhe na pengoj të zhvillojmë lojët. Më pas në shpërndarje neve disa lojtar e kryesues të Llapit dhe klubit: KH Kastrioti të Ferizajt na zunë në pritë e na morën e na çuan në stacionin e policisë, afër fabrikës të tubave “Tefik Çanga“ .

Aty posa hynim na rreshtuan dhe filluan të na pyesim pse kini ardhur ju nga Podujeva këtu a pak po na bëni atje telashe e keni ardhur edhe këtu të boni probleme... Askush nuk donte të fliste, filluan me rend me na godit me shuplaka, boksa, shqelma por e tëra për polic ishte e kot.

Dikush nga me u mundojke që të gjen arsyetime, por kjo vetëm çka e ispironte policin edhe më shumë me dhënë goditje dhe na thoshte pse nuk po vini të luani në sallë (palestër), qe ku është këtu afër e po ju ruajmë ne policia, kështu po na qitni telashe... Ju po doni Republikë Kosovën dhe vazhdonin goditjet duke thënë nëse s’po na doni neve Serbinë atëherë çka po pritni ikni hupni, shkoni na tanë kodrave të Pejës. Ma vonë duke goditur shokun tim që e kisha afër e pashë që e teprojë e lodhi edhe ai më shikoj sikur don të thotë bën diçka: atëherë unë i thashë “ne moj njega udari mene“ në atë moment ati sikur i erdhi inati e më tha ti po don a?, që tha tash ty: disi pak goditja e ti rrëshqiti mbi faqen time , e më pas u ndal ... më tha pse ti je ardh këtu? Unë ja ktheva, kam ardhur të luajë çfarë të keqe ka, atëherë ju drejtua shokut tij i tha merrja shënimet këtij shkruaja vendimin edhe lexoja.

Këtë ai e bëri e shkruajti vendimin e më the ku zinesh edhe një herë tue lojt ose zhvillu aktivitet sportiv apo të ndonjë natyre tjetër do ta mbajësh dënimin me burg prej tri vitesh... Edhe pse ky ishte vetëm një veprim i tyre se më pas na kanë ndjekur nëpër ara e fusha të Drenicës në fanella dhe shorce edhe në Gjakovë, Dumnicë të Llapit.

Por ne asnjëherë nuk u ndalëm... sepse ekzistonte një dëshirë e një moral i madh, dëshirë e guxim nga ne lojtarët. Njerëzit e federatës së asaj kohë, trajnerët, gjyqtarët dhe nga gjitha ata njerëz, sportistë e donator vullnetar që kontribuan dhe dhanë shumë për të mbajt gjallë sportin, arsimin shqiptar dhe luajtën rol të madh dhe të rëndësishëm për shtetformimin e Kosovës”, shkruan Hasani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat