Shembulli i Dijanës së Malësisë, të ndiqet nga të tjerët!

Hendboll

Shembulli i Dijanës së Malësisë, të ndiqet nga të tjerët!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 mars 2020 Në ora: 15:28
Shembulli i Dijanës së Malësisë, të ndiqet nga të tjerët!

Të jesh humane është gjesti më i mirë i mundshëm në këto rrethana dhe kushte që po jetojmë, në kohën që po luftojmë me një armik të padukshëm, virusin korona.

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiq, ka bërë një gjest të madh, që duhet të ndiqet nga të gjithë ata sportistë dhe sportiste që i kanë kushtet e të solidarizohen me të tjerët që janë në kushte të këqija, ekstreme.

Dijana, anëtare e re e klubit rumun Gloria Buzau dhe luan edhe për kombëtaren e Malit të Zi, dje dhuroi 1.000 euro për Komunën e Tuzit, që ato të holla të jepen për ato familje që kanë nevojë në këtë krizë të madhe.

Një gjest i vajzës bukuroshe nga Malësia, duhet të ndiqet, se vetëm kështu e të bashkuar në shqiptari mund të jemi më të fortë. Gjesti i madh i Dijanës!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat