Beba: Ende nuk e dimë vendimin e Federatës  - Bota Sot
Beba: Ende nuk e dimë vendimin e Federatës 

Hendboll

Beba: Ende nuk e dimë vendimin e Federatës 

Më: 31 mars 2020 Në ora: 12:59
Beba: Ende nuk e dimë vendimin e Federatës 

Hendbollistja e njohur shqiptare nga Gostivari, Bellma Beba, anëtare e HSG Wurm-Mitte nga Munichu i Gjermanisë, prej disa javësh ndodhet e izoluar, për shkak të Koronavirusit.

Në një intervistë për faqen e gazetarit sportiv, Reshat Ibrahimi, ish hendbollistja e Kastriotit të Ferizajt dhe Prishtinës ka rrëfyer për situatën në të cilën po kalon ajo, duke theksuar se e ka marrë malli për familjen, fushat sportive dhe bashkëlojtaret.

Bellma, si po i kaloni këto javë izolimi?

Si në të gjithë botën ashtu edhe këtu është monotoni. Prej një jete dinamike të izolohesh brenda në dhomë nuk është aspak e lehtë. Sidomos për ne sportistet që jemi mësuar të jemi gjithmonë aktive me sport. Të gjithë ne jemi ballafaquar me diçka që nuk e kemi pritur e më pak paramenduar ndonjëherë.

Për çfarë ju ka marrë malli më shumë?
Janë shumë gjëra që njeriun e merr malli. Sigurisht në këto moment mbi të gjitha është familja që e kam në Maqedoni, fushat sportive dhe bashlojtaret.

Cilët janë ambiciet e klubit?
Sezonin e kaluar me klubin luajtëm në Bayernligen dhe ambiciet ishin që të hyjmë në Bundesliga III. Përfunduam në vendin e parë të tabelës, por ende nuk e dimë vendimin e Federatës. Nëse përfundon e gjithë kështu, sezonin e radhës do të luajmë në Bundesligë. Para se të gjithash, në plan të parë e kemi të mendojmë për shëndetin dhe të lutemi që kjo gjendje e vështirë do të kalojë shpejt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat