Veteranët e hendbollit ferizajas solidarizohen kundër virusit korona

Hendboll

Veteranët e hendbollit ferizajas solidarizohen kundër virusit korona

Nga: K. G. Më: 1 prill 2020 Në ora: 14:37
Ilustrim

Veteranët e hendbollit ferizajas dhe të Kosovës, solidarizohen kundër korona virusit.

Hendbollistët veteranë që solidarizohen janë Xhavit Morina, Fitim Ramadani, Faton Ferati, Adnan Rudari, Agron Sojeva, Mustafë Bislimi, pa lënë anash edhe veprimtarin e shquar dhe presidentin e klubit Kastrioti, Ahmet Hysenaj-Petrova, të cilët janë të bindur se shumë shpejt gjendja do të kthehet në normalitet.

“Besojmë e shpresojmë se shpejt do të kalohet kjo gjendje.

Ne si hendbollistë veteranë solidarizohemi me të gjithë në luftë kundër virusit korona”,  tha Xhavit Morina për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat