Është interesante historia e një ish hendbollistit nga Maqedonia e Veriut, Risto Trajkovski, që një kohë ka veshur fanellën e kombëtares së Kosovës (2008).
Ai periudhën më të gjatë si hendbollist kishte kaluar në Besa Famgas nga Peja dhe në Kastriotin e Ferizajt, me të cilat skuadrat ka arritur suksese të mëdha.
Për aq ndeshje sa u i paraqit në fanellën e kombëtares së Kosovës, kishte treguar lojëra të mira dhe efikasitet. Ai sot jeton në Maqedoninë e Veriut. E veçanta e tij ka qenë, se shumë shpejt kishte mësuar të fliste gjuhën shqipe dhe madje e fliste më mirë se disa shqiptarë, sidomos kur komunikon fliste aq rrjedhshëm shqip, me gjuhën letrare!
Në Kosovë kanë luajtur me dhjetëra maqedonë por pothuajse asnjë nuk e ka mësuar gjuhën shqipen përveç Ristes.