Nuk janë motra por i takojnë të njëjtës familje në Kosovë, ja me çka merren sot!

Hendboll

Nuk janë motra por i takojnë të njëjtës familje në Kosovë, ja me çka merren sot!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2020 Në ora: 17:28
Samirja dhe Elza

Samire e Elza Reçica nuk janë motra por i takojnë të të njëjtës familje! Samirja dhe Elza janë hendbolliste të talentuara dhe që kanë synime të mëdha në karrierën e tyre. Deri në vjeshtën që e lamë pas të vitit 2019,  këto vajza ishin në një klub, Kastriotin e Ferizajt.

Samirja e ka vajzë të axhës Elzën, por nuk kanë asgjë të përbashkët me familjen e legjendës së hendbollit Sefedini, por e kanë të njëjtin mbiemër.

Sot nuk janë në një klub, Elza është në KHF Ferizaj, ndërsa Samirja i mbetet besnike klubit Kastrioti apo shtatë herë kampiones së pasluftës.

Përderisa Samirja lufton me Kastriotin për mes të renditjes, Elza me Ferizajn e duan titullin e parë në histori. Çka i veçon këto lojtare? Janë të shoqërueshme shumë njëra me tjetrën dhe e duan sportin. Sot Samirja e kishte edhe ditën e veçantë, datëlindjen.  Si njëra dhe si tjetra, besojnë se do të janë lojtare kulmore në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat