Me lojtare të reja në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Kastrioti - befasi e dorës së parë! 

Hendboll

Me lojtare të reja në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Kastrioti - befasi e dorës së parë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2020 Në ora: 19:05
Me lojtare të reja në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Kastrioti -  befasi e dorës së parë! 

Të gjitha disiplinat sportive jo vetëm në Kosovë, kanë pezulluar aktivitetet për shkak të pandemisë, me përjashtim që Federata e Basketbollit të Kosovës, ka anuluar garat!

Padyshim që duhet përmendur një sukses të klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, që me lojtare të reja ka arritur të jetë në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës (femrat). Një klub që ishte në prag të shkapërderdhjes, u këndellen pas ardhjes së sponsorëve të ri dhe gradualisht u stabilizua ekipi e duke iu falënderuar edhe ish hendbollistes së mirënjohur Vlora Jashari, e cila është kryetrajnere.

Disa njohës të hendbollit e vlerësojnë si sukses të madh i këtij ekipit që janë në gjysmëfinale, kur merret parasysh se ishin afër falimentimit.

Image

Të jesh në gjysmëfinale karshi Istogut, Prishtinës dhe Vushtrrisë, padyshim është një sukses apo befasi e dorës së parë, kur merret parasysh se janë ekip shumë e re, pothuajse një pjesë e madhe edhe kadete.

Jashari ka edhe strategjinë e saj për të ardhmen, por një herë beson e shpreson se do të tejkalohet kjo gjendje aktuale, pastaj edhe do të zbulojë se cilat janë hapat e saj konkret për fuqizimin e klubit me renome.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat