Parduzi: Vushtrria mezi po pret që të kthehet në terrene sportive 

Hendboll

Parduzi: Vushtrria mezi po pret që të kthehet në terrene sportive 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 prill 2020 Në ora: 17:17
Parduzi: Vushtrria mezi po pret që të kthehet në terrene sportive 

Si çdo sport tjetër edhe hendbolli ka pezulluar aktivitetet deri në një kohë të pacaktuar, për shkak të virusit korona. Trajneri i klubit të hendbollit Vushtrria (femrat), Arben Parduzi, ka thënë se duhet të gjendet mënyra se si të përfundojë kampionati.

“Do të jetë më problem për të gjitha klubet, pasi që po bëhet 4 javë prej se e kemi ndërpre kampionatin dhe stërvitjet e përbashkëta. Andaj nuk do të jetë si kampionatet e kaluara. Vajzat e klubit po mundohen që secila të punoj Individualisht dhe të mbaj formën deri të fillojmë të kompletohem. Mendoj që për aq kohë sa do të kemi në dispozicion do të ketë lojë të shpeshta që të mund ta përfundojmë kampionatin.

Katër ekipet e para janë favorite për t’u shpall kampion e tash varet se cila ekip do të jetë më e përgatitur dhe ka lojtare më shumë ne dispozicion. Vushtrria mezi po pret që të kthehemi në terrene sportive dhe të vazhdon kampionati e të tregojnë  lojëra sa më të mira”, tha Parduzi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Istogu kryeson me 22 pikë aq sa ka edhe Prishtina e Ferizaj, ndërsa Vushtrria mban pozitën e katërt me 20 pikë por ka një takim me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat