Shala: Duhet t’ju japin shtytje financiare klubeve që të lehtësojnë procesin e riorganizimit

Hendboll

Shala: Duhet t’ju japin shtytje financiare klubeve që të lehtësojnë procesin e riorganizimit

Nga: Kemajl Goca Më: 9 prill 2020 Në ora: 16:40
Shala: Duhet t’ju japin shtytje financiare klubeve që të lehtësojnë procesin e riorganizimit

Skuadra e Istogut, kampion në fuqi dhe fitues i Kupës së Kosovës, njëherësh lidere në Superligë, shpreson se shumë shpejt do të zhduket virusi korona dhe të normalizohet jeta, që t’i kthehen vazhdimit të garave. Hendbollistet e Istogut si çdo sportiste në botë janë të vetizoluara por edhe në atë gjendje i mbajnë stërvitjet individuale.

Kryetrajneri i vashave të Istogut, Faruk Shala, tha se më rëndësi është të përfundojë kampionati dhe njëherësh kërkon që klubet të ndihmohen qoftë nga niveli qendror e qoftë nga ai komunal, pasi që po përballen me kriza të mëdha në kohën e pandemisë.

“Është e rëndësishme të arrijmë të përfundojmë kampionatin në terrenet sportive për shumë arsye, ndër me kryesoret angazhimi dhe investimi njëvjeçar në skuadra të kapitalizohet.

Image

Megjithatë hendbolli duket se duhet të pret edhe ca kohë, me e rëndësishmja tani për tani është të kalohet kjo pandemi me sa më pak pasoja, shëndeti mbi të gjitha, për momentin askush nuk po mund të jep një datë kohore së kur pritet të përfundoj e gjithë kjo, ashtu edhe kampionati nuk dihet se kur do të mund të rifilloj. Situata ne hendbollin të Kosovës është e qartë, dihen 4 skuadrat e para në të dy kategoritë si të meshkujt ashtu edhe te femrat, besoj që FHK do të zgjedh formën më të mirë për të rifilluar dhe përfunduar garat si duhet.

Ajo çka duhet të kemi parasysh është fakti që nuk mund të rifillojmë menjëherë pasi të kalon pandemia ngase forma sportive e hendbollisteve do të bie dukshëm, do të bien aftësitë psikofizike dhe medoemos, trajneve iu duhet të paktën një kohë minimale që t'i përgatisin skuadrat t'i rikthejnë aftësitë funksionale të sportistëve në të kundërtën rrezikojmë të përballemi me lëndime të shumta.

Image

Njëherit pres që hendbolli të përballët edhe më krizë financiare pas pandemisë dhe një vështirësi shtesë për të rifilluar garat, ngase dihet gjendja financiare në klubet tona jo e qëndrueshme. Ekonomia dhe bizneset po ballafaqohen më humbje të mëdha gjatë kësaj kohe dhe kjo do të ndikoj edhe në sport në përgjithësi po edhe në hendboll në veçanti, funksionimi i klubeve është i varur nga aktivitetet biznesore, tani më është evidente kriza financiare në sport në përgjithësi në botë, e lere më në vendin tonë ku edhe para pandemisë klubet janë përballur me këso vështirësi.

Në këtë situatë është e domosdoshme përkrahja institucionale qoftë nga niveli qendror Qeveria e Republikës së Kosovës qoftë nga niveli lokal Drejtoritë Komunale të Sportit duhet të  japin shtytje financiare klubeve që të lehtësojnë procesin e riorganizimit dhe rifillimit të garave.

Synimet e KHF Istogut dihen çdoherë pa marrë parasysh vështirësive, shpresojmë të rikthehemi shpejt aty ku e kemi vendin”, thotë Shala për gazetën kombëtare “Bota sot”. Istogu kryeson tabelën me 22 pikë, duke lënë pas Prishtinën me 22, Ferizajn 22 dhe Vushtrrinë me 20 pikë, kjo e fundit ka një ndeshje me pak të zhvilluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat