Morina: Ndoshta, këtë veprim do ta merr edhe FHK

Hendboll

Morina: Ndoshta, këtë veprim do ta merr edhe FHK

Nga: K. Goca Më: 10 prill 2020 Në ora: 17:19
Morina: Ndoshta, këtë veprim do ta merr edhe FHK

Federata e Futbollit e Kosovës ka vendosur që nga mjetet e saja vetanake të bëjë një pako të ndihmës emergjente, duke pasur parasysh faktin se ndihma që është premtuar nga Qeveria ende nuk është realizuar dhe po zgjatet si pasojë e procedurave administrative të organeve qeverisëse.

Kryetari i klubit të hendbollit Ferizaj, Xhavit Morina, ka përshëndetur këtë veprim të FFK-së dhe shpreson se këtë do ta bëjë edhe Federatën e Hendbollit të Kosovës. 

“Shumë veprim i qëlluar, ndoshta këtë veprim do ta merr edhe FHK me mbështetjen e ministrisë”, komenton shkurt Morina.

Klubet janë në gjendje të vështirë dhe secila shpreson të gjejë mundësi për të mbijetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat