Trajnerët që bënë punë të mëdha në hendboll, pretendojnë titullin e Kosovës!

Hendboll

Trajnerët që bënë punë të mëdha në hendboll, pretendojnë titullin e Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 prill 2020 Në ora: 16:24
Zijavere Salihu-Loshi

Po të mos e kishte Vushtrria një ndeshje me pak, katër skuadrat e para do të ishin me pikë njësoj, 22! Istogu prinë renditjen me 22 pikë, pasojnë Prishtina, Ferizaj, ndërsa Vushtrria ka 20 pikë në elitën e hendbollit të Kosovës (femrat).

Trajnerët që bënë punë të mëdha, janë Faruk Shala me Istogun, Arben Parduzi me Vushtrrinë dhe Zijavere Salihu-Loshin e Prishtinës. 

Ndërsa Ferizaj ende se ka sqaruar çështjen e trajnerit, por falë kryetarit Xhavit Morina klubi ka arritur të jetë në mesin e katër skuadrave të para.

Image

Xhavit Morina

Morina është më i merituari si për pikët që kanë mbledhur dhe si për funksionimin e ekipit.

Image

Arben Parduzi

Prandaj, kampionati është ndërprerë shkaku i pandemisë, por nëse vazhdon, sigurisht me play-off, atëherë lufta do të jetë në mes katër skuadrave të para.

Image

Faruk Shala

Pritet që së shpejti komisionet përkatëse të Federatës së Hendbollit të Kosovës, të vendosin se si do të vazhdojnë garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat