Pse Fatmir Muhaxheri ka një arsye më shumë që të mburret para Kabashit, Zherkës e Dobroshit? - Bota Sot
Pse Fatmir Muhaxheri ka një arsye më shumë që të mburret para Kabashit, Zherkës e Dobroshit?

Hendboll

Pse Fatmir Muhaxheri ka një arsye më shumë që të mburret para Kabashit, Zherkës e Dobroshit?

Nga: Kemajl Goca Më: 16 prill 2020 Në ora: 14:38
Në bazë të fotos, Fatmir Muhaxheri, po qeshet nga lart me trajnerët që ka para vetes

Fat sportiv apo meritë? Në sport edhe të prinë fati sportiv por edhe merita e punës dhe e realizon qëllimin! Fatmir Muhaxheri apo burri nga Peja, një trajner që është futur në histori të hendbollit të Kosovës, sigurisht që edhe disa nga homologët e tij, mund të jenë edhe xheloz për punën e tij, suksesin që e pati me kombëtaren e Kosovës U-21 (meshkujt), kur vitin e kaluar u kualifikuan direkt në Kampionatin Botëror U-21.

Ky sukses ishte kulmi i një trajnerit për rrethanat e Kosovës dhe që e ngriti për një shkallë nga të tjerët ashtu sipas vlerës së garës.

Deshëm apo nuk deshëm trajnerët janë dalluar sipas sukseseve ndër vite. Fatmir Muhaxheri ka një arsye më shumë që të mburret por edhe të buzëqeshet karshi Taib Kabashit, i njohur si profesori në zhargonin sportiv, ndaj Verim Zherkës dhe Nexhdet Dobroshit sepse Muhaxheri përveç që u kualifikua vitin e kaluan në Kampionatin Botëror edhe renditet në vend të 23-të, kur kihet parasysh që janë mbi 200 shtete në rruzullin tokësor.

Muhaxheri në vitin 2012, me kombëtaren e Kosovës U-18 zuri vendin e dytë në Cell Cup në Hungari, ndërsa tri vite më herët (2009), Taib Kabashi, Verim Zherka e Alfred Llazari, arritën me kombëtaren U-18 në vendin e tretë në Cell Cup.

Mos të harrojmë edhe një sukses të Kabashit në vitin 2015 me kombëtaren e Kosovës kur zuri vendin e tretë në shtetet në zhvillim, por ky sukses nuk matet në asnjë formë me Muhaxherin që u fut në histori duke qenë i trajneri i parë që udhëheq një kombëtaren U-21 në nivelin më të lartë, siç është Kampionati Botëror dhe jo si Kabashi në shtetet në zhvillim, që të tjerët e ëndërrojnë. Me një fjalë, suksesin e Muhaxherit, zor që mund ta prekë as të paramendojë ndonjë nga trajnerët tanë, të paktën që të kualifikohen në Kampionatin Botëror U-21. Gjithnjë po flasim me gjuhën e sukseseve.

Muhaxheri ka suksese më të mëdha në rrafshin ndërkombëtar. Në bazë të fotos, Fatmir Muhaxheri, po qeshet nga lart me trajnerët që ka para vetes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat