Cili ka qenë selektori më i paguar, Taib Kabashi apo Florent Beqiri?

Hendboll

Cili ka qenë selektori më i paguar, Taib Kabashi apo Florent Beqiri?

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2020 Në ora: 13:38
Florent Beqiri

Është interesant, se dy mitrovicasit kanë qenë të suksesshëm si selektorë! Taib Kabashi te kombëtarja e Kosovës A (meshkujt) dhe Florent Beqiri te ajo e femrave në hendboll. Si njëri po ashtu edhe tjetri, kanë qenë të suksesshëm sa ishin selektorë dhe kanë arritur edhe suksese.

Disa thonë se Kabashi ka qenë më i paguar, e disa thonë Beqiri! Por shtrohet pyetja, cili e ka pasur rrogën më të madhe: Kabashi apo Beqiri? As Kabashi e as Beqiri, asnjëherë nuk e kanë deklaruar hapur sa e kanë marrë rrogën dhe sa kanë përfituar materialisht sa ishin selektorë.  

Kjo do të ishte në të mirë të opinionit që ta dijnë se edhe selektorët në hendboll, janë paguar dhe të paktën edhe sa ishte rroga e tyre, pasi që këta të përmendurit ka kohë që nuk janë në këto pozita.  

Image

Taib Kabashi

Kabashi ka pasur suksese shumë të mira sikurse edhe Beqiri, sukseset e tyre askush nuk mund t’i mohojë. Sigurisht edhe pagat e tyre kanë qenë karshi sukseseve! Një burim jozyrtar thotë se, janë paguar edhe Kabashi edhe Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat