Trajneri i njohur botëror nga Bosnja flet për ‘Bota sot’, e lëshon si bombë për Kosovë, kjo dikë do ta çmend! - Bota Sot
Trajneri i njohur botëror nga Bosnja flet për ‘Bota sot’, e lëshon si bombë për Kosovë, kjo dikë do ta çmend!

Hendboll

Trajneri i njohur botëror nga Bosnja flet për ‘Bota sot’, e lëshon si bombë për Kosovë, kjo dikë do ta çmend!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 prill 2020 Në ora: 17:06
Trajneri i njohur botëror nga Bosnja flet për ‘Bota sot’, e lëshon si bombë për Kosovë, kjo dikë do ta çmend!

Emri i madh i hendbollit, ish portieri i gjeneratës së artë të viteve të 70-ta dhe të 80-ta, Kasim Kamenica, ekskluzivisht për gazetën kombëtare “Bota sot”,  ka vendosur që të jap opinionin e tij në lidhje se cili është formacioni më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë. 

Trajneri i njohur botëror, që jeton në Gorazhde të Bosnjës e Hercegovinës, aktualisht kryetrajner i Kastriotit të Ferizajt, ka përzgjedhur formacionin më të mirë të të gjitha kohërave.

Ai nga Bosnja e Hercegovina, vendos për shtatëshen më të mirë të të gjitha kohërave, që padyshim dikë do ta çmend, sepse ai ka përzgjedhur më të mirën e mundshme! Pse e themi dikë do ta çmend?

Image

Origjnali se si e përzgjodhi formacionin më të mirë Kamenica

Sepse ka përzgjedhur emrat më të spikatur të asaj periudhe.   Kamenica, trajner i madh, në vitin 1987, si selektor i ish Jugosllavisë U-21, fitoi titullin e kampionit të botës, dy vite më vonë (1989), medaljen e bronztë me ish Jugosllavinë U-21.

Image

Në vitin 2004, ishte selektor i kombëtares së Sllovenisë, ku fitoi medaljen e argjendtë, suksesi më i madh i tij në karrierë. Po ashtu boshnjaku ka udhëheq shumë ekipe me renome, derisa pas një kohe është kthyer në Ferizaj, në qytetin  ku kishte kaluar kohën më të mirë, madje si portier me ish Borcin e Ferizajt, ka qenë në finale të Kupës së ish Jugosllavisë pikërisht në vitin 1979, por që nuk arritën ta fitojnë trofeun.  Kamenica ka qenë edhe trajner i ish Borcit të Ferizajt (sot Kastrioti) në ligën e parë federative në ish jugosllavi. 

Formacioni më i mirë i të gjitha kohërave, sipas trajnerit të njohur botëror, Kasim Kamenica  

Portierë: Rac, Kamenica, Mlladenoviq.
Alo e majtë: Sojeva, Tomoviq, Dekiç.
Beku i majtë: Vuçkoviç, Makiqi, Zherka
Qendrat: Gërkoviç, Tupella, Bajrami
Beku i djathtë: Selmanaj, Mexhedoviq, Elezoviq.
Alo e majtë: Kilaj, Be. Qerimi, A. Llazari.
Pivot: Reçica, Bu. Qerimi, Berisha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat