Më shumë se dhjetë hendbolliste në garë të ashpër për lojtaren më të mirë të Kosovës - 1999-2019!

Hendboll

Më shumë se dhjetë hendbolliste në garë të ashpër për lojtaren më të mirë të Kosovës - 1999-2019!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2020 Në ora: 16:34
Më shumë se dhjetë hendbolliste në garë të ashpër për lojtaren më të mirë të Kosovës - 1999-2019!

Të martën dhe në ditën e sotme, kemi bërë edhe disa anketa me ish hendbollistet e njohura, me përjashtim që vetëm njërën e kemi publikuar të Skënder Alijajt, president i KHF Shqiponjës nga Gjakova, të tjerat nuk do t’i publikojmë një herë.

Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, trajnerë e ish hendbolliste të njohura, kanë votuar për formacionin më të mirë të Kosovës në periudhën 1999-2019,  trajneri, klubi dhe hendbollistja më e mirë në 20 vitet e fundit. Mbi dhjetë hendbolliste janë në garë të ashpër se cila do të jetë më e mirë në 20 vitet e fundit, po ashtu edhe në secilën repart.

Sqarim, ish hendbollistet dhe trajnerët që votojnë, nëse dikush e voton veten, vota është e pavlefshme! Nuk ka të drejtë askush të votoje veten, për faktin që anketa të jetë sa më profesionale.

80 për qind deri me tash kanë dalë me emra publikisht se për kë kanë votuar, vetëm 20 për qind dëshirojnë të mbeten anonim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat