Ja si e siguronte xhandarmëria e Serbisë djalin e ballistit më të madh të Kosovës! Në Beograd ndodhi çudia - Bota Sot
Ja si e siguronte xhandarmëria e Serbisë djalin e ballistit më të madh të Kosovës! Në Beograd ndodhi çudia

Hendboll

Ja si e siguronte xhandarmëria e Serbisë djalin e ballistit më të madh të Kosovës! Në Beograd ndodhi çudia

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2020 Në ora: 16:44
Izet Gjinovci shihet para makinave të xhandarmërsië serbe

Dikujt do t’i dukej si ëndërr por ajo ishte e vërtetë në javën e tretë të marsit të vitit 2018.

I ulur në karrigen e parë të makinës, si një burrështetas, i veshur me gardërobë të shtrenjtë, me një frizur të rregulluar e me pamje të qetë, herë - herë e kruante veshin e djathtë, ishte Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, para makinës së tij printe xhandarmëria serbe, duke e siguruar atë që mos t’i ndodhte asgjë gjatë rrugës për në Beograd. 

Pas makinës ku qëndronte Gjinovci, ishte autobusi që barte kombëtaren e Kosovës për të reja dhe po ashtu me përcjellje speciale. Ishte kombëtarja e Kosovës, e para që u fut në Serbi dhe me përcjellje të rreptë nga xhandarmëria serbe, duke shkuar për Kovilovo, afër Beogradit dhe aty nuk u lejua që të luajë Kosova, me urdhër të Aleksandër Vuçiqit dhe të Qeverisë së Serbisë. 

Xhandarmëria siguronte Izet Gjinovcin që mos t'i mungonte as një e qime e fllokut, por pa e ditur fare se ai është djali i ballistit më të madh të Kosovës, Sali Gjinovcit, që ka qenë sekretar i përgjithshëm i shtabit të Shaban Polluzhës.  

Krejt në fund, kjo ishte fitorja më e madhe e Kosovë në vitin 2018, sepse detyroi shtetin serb që t’ia siguronte kombëtares tonë hyrjen dhe daljen nga Serbia dhe po ashtu u dënuan për shkak që nuk lejuan Kosovën që të luajë ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Për këtë Federata e Hendbollit të Serbisë, ishte dënuar me 15 mijë euro dhe ishte suspenduar për dy vite nga organizimi i garave nacionale të EHF-së për të rinj dhe do të paguajë çdo kosto shtesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat