Ahmet Petrova ka vendosur për formacionin më të mirë 1999-2019

Hendboll

Ahmet Petrova ka vendosur për formacionin më të mirë 1999-2019

Nga: Kemajl Goca Më: 30 prill 2020 Në ora: 17:11
Ahmet Petrova ka vendosur për formacionin më të mirë 1999-2019

Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, janë përfshirë trajnerët,  ish hendbollistet e mirënjohura, por edhe kryetarë e ish kryetarë të klubeve, duke e përzgjedhur formacionin më të mirë të Kosovës në periudhën 1999-2019, hendbollisten, trajnerin dhe klubin.

 Ahmet Hysenaj-Petrova, një kohë të gjatë ka qenë kryetar i KH Kastriotit-femrat, sot është kryetar të Kastrioti - meshkujt, një kohë edhe në ish Borcin kur garonte në elitën e hendbollit ish jugosllav, që ka një bagazh të madh, kështu që insistuam nga ai, që të zgjedh formacionin më të mirë.

Ai pranoi që t’i përgjigjet anketës tonë, duke vendosur për formacionin më të mirë.  Duhet theksuar se ai ka qenë kryetar i klubit ferizajas edhe në kohën e okupimit (19991-1999).

Formacioni më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019, sipas Ahmet Petrovës
Portierja më e mirë 1999-2019:  Edona Rogova
Alo e majtë 1999-2019: Albulena Basha
Beku i majtë 1999-2019: Burneta Rama
Qendër 1999-2019: Bellma Beba
Beku i djathtë 1999-2019: Albulena Kelmendi
Alo e djathtë 1999-2019: Shpresa Fazlija
Pivotja 1999-2019: Shqipe Tahiri
Hendbollistja më e mirë 1999-2019: Bellma Beba
Trajneri më i mirë 1999-2019:  prof.. Ismet Jupa
Klubi më i mirë 1999-2019: Kastrioti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat