Leonora Demaj operohet me sukses

Hendboll

Leonora Demaj operohet me sukses

Më: 1 maj 2020 Në ora: 16:34
Leonora Demaj

Kapitenja e Kosovës, Leonora Demaj është operuar të mërkurën. Ajo ka bërë të ditur se operimi ishte i suksesshëm dhe se tashmë ka nisur fazën e rikuperimit.

“Çdo gjë ka shkuar mirë. Tani fillon faza e rikuperimit dhe besoj se çdo gjë do të jetë në rregull”, ka thënë kapitenja jonë. Pritet që ajo të kthehet në lojë pas 9 deri në 12 muaj.

Në mars, Leonora kishte pësuar lëndim të ligamenteve të gjurit të djathtë. Ajo ka premtuar kthim edhe më të fuqishëm te Kosova.

Federata e Hendbollit të Kosovës i dëshiron shërim të shpejtë kapitenes sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat