Naim Ahmeti vendos formacionin më të mirë! Përfundon anketa për më të mirin 

Hendboll

Naim Ahmeti vendos formacionin më të mirë! Përfundon anketa për më të mirin 

Nga: K. G. Më: 1 maj 2020 Në ora: 19:52
Naim Ahmeti vendos formacionin më të mirë! Përfundon anketa për më të mirin 

Ish kryetari i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), Naim Ahmeti, ndër kontribuuesit më të mëdhenj të hendbollit, vendosi për formacionin më të mirë të Kosovës në periudhën 1999-2019. Ai iu përgjigj anketës së rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, duke vendos për formacionin më të mirë, për trajnerin, klubin dhe hendbollisten më të mirë.

Anketa ka përfunduar, ku kanë votuar 5 klubet e Superligës, klubet më të mira, si dhe ish hendbollistet më të mira dhe disa ish kryetarë të klubeve, gjithsej 20.  

Shumica kanë votuar hapur, një numër kanë mbetur anonim. Rezultatet shpallen nesër, pasi të numërohen votat.

Formacioni më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019, sipas Naim Ahmetit
Portierja më e mirë 1999-2019:  Shqipe Kërtoku
Alo e majtë 1999-2019: Albulena Basha
Beku i majtë 1999-2019:  Lirie Muhaxheri
Qendër 1999-2019:  Bellma Beba
Beku i djathtë 1999-2019: Vlora Jashari 
Alo e djathtë 1999-2019: Albulena Kelmendi
Pivotja 1999-2019: Shqipe Tahiri
Hendbollistja më e mirë 1999-2019: Lirie Muhaxheri
Trajneri më i mirë 1999-2019:  Valbona Zeqa
Klubi më i mirë 1999-2019: Kastrioti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat