Hendbolli rikthehet në qershor? Reagon Istogu: Klubet ende nuk kanë asnjë lloj përkrahje financiare

Hendboll

Hendbolli rikthehet në qershor? Reagon Istogu: Klubet ende nuk kanë asnjë lloj përkrahje financiare

Nga: K. G. Më: 2 maj 2020 Në ora: 19:43
Hendbolli rikthehet në qershor? Reagon Istogu: klubet ende nuk kanë asnjë lloj përkrahje financiare

Klubi i hendbollit Istogu, kampione në fuqi dhe lidere e Superligës së Kosovës (femrat), ka dal me një komunikatë në lidhje me vazhdimin e garave.

“Presidenti i FHK-së, z. Eugen Saraqini nëpërmjet një deklaratë për media, paralajmëroj rifillimin e kampionatit.

Federata e hendbollit e Kosovës planifikon që në fillim të muajit qershor të rifilloj garat në hendboll në të dyja konkurrencat.

Sido që të jetë brengosëse është fakti që klubet e hendbollit në vendin tonë ende nuk kanë asnjë lloj përkrahje financiare, të ndihmohen në perballimin e pandemisë, apo lehtësimin e riorganizimit për të rifilluar garat, kjo përkrahje ende nuk ka ardhur as nga ministria për sport e Republikës së Kosovës, as nga disa  drejtori komunale për sport nëpër komuna, andaj shpresojmë që kjo të ndodh sa më shpejt, në të kundërtën ky rikthim pritet të jetë i vështirë ndoshta edhe i pamundur për shumicën e klubeve ne vend.

KHF Istogu inkurajon hendbollistet që të vazhdojnë ti zbatojnë rekomandimet e institucioneve shëndetësore,  të ruajnë shëndetin e tyre e të familjeve te tyre, neve shpresojmë që të kemi mbështetjen e duhur, e të kemi mundësinë te jemi pranë jush.

Nga vështirësitë vjen lehtësimi, dita kur do të jemi bashk po afron, ne do të jemi prapë si një familje e vetme drejt synimeve tona të përhershme, Kosova jonë dhe qyteti ynë i bukur prapë do të jenë krenar për neve, së bashku do t'ju gëzohemi sukseseve të reja.

Zoti i bekoftë dhe i ruajt hendbollistet tona dhe gjithë qytetarët tanë kudo që janë”, reagon KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat