Besa Famgas nga Peja, është klub që sundon në vitet e pasluftës në Kosovë në hendboll.
Në 20 kampionatet e deritashme, Besa Famgas 13 herë ka fituar titullin e kampionit!
Është klub që po sundon dhe ka gjasa reale që të fitojë edhe titullin e shtatë rresht apo të 14-tin e pasluftës.
E dyta, është klub që një kohë ka pasur hendbollistin më të mirë, Arben Muqolli, që sot është trajner në këtë kolektiv më të organizuarin në vendin tonë dhe shembull për të gjithë.