Azizi i madh i Mitrovicës, që Kosova bën be në kokën e tij, dikur dridhte një ish Jugosllavi! Disa thonë Fadil Vokrri i...

Hendboll

Azizi i madh i Mitrovicës, që Kosova bën be në kokën e tij, dikur dridhte një ish Jugosllavi! Disa thonë Fadil Vokrri i...

Nga: Kemajl Goca Më: 5 maj 2020 Në ora: 17:28
Azizi i madh i Mitrovicës, që Kosova bën be në kokën e tij, dikur dridhte një ish Jugosllavi! Disa thonë Fadil Vokrri i...

Si gjithmonë me ato mustaqe simpatike, emër i madh i sportit, shumica thonë se Aziz Makiqi, është hendbollisti më i mirë i të gjithë kohërave!

Shumica thonë, se siç ishte Fadil Vokrri në futboll ashtu edhe Aziz Makiqi në hendboll. 

Azizi i madh nga Mitrovica,  që Kosova edhe sot bën be në kokën e tij, për lojërat brilante që bënte, i cili ka luajtur në rolin beku i majtë.

Taib Kabashi, aktualisht kryetrajner i Prishtinës, sot krenohet që dikur e kishte bashkëlojtar Aziz Makiqin, në gjeneratën e artë. 

Një fotografi e bërë para një kohe, ku shihet Makiqi me mustaqe me Kabashin si gjithmonë energjik. 
Makiqi dikur dridhte edhe klubet ish jugosllave, kur luante në Trepçë dhe në ish Borcin e Ferizajt. Sot jeton në Kroaci, ashtu thonë disa ish bashkëlojtarët e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat