Gjinovci sqaron opinionin  - Bota Sot
Gjinovci sqaron opinionin 

Hendboll

Gjinovci sqaron opinionin 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 maj 2020 Në ora: 12:54
Gjinovci sqaron opinionin 

Garat në hendboll shumë shpejt do të vazhdojnë por varet se cili do të jetë modaliteti, për të cilin së shpejti vendosin komisionet përkatëse të Federatës së Hendbollit të Kosovës. Gjasat janë që të vazhdojë me të gjitha javët e mbetura apo do të kemi edhe një formulë tjetër, gjithçka do të dihet në ditët në vazhdim.

Izet Gjinovci, sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka sqaruar opinionin.  

“Një informatë për lexuesit dhe dashamirët e hendbollit (FHK-ja ka gati planin për vazhdim të kampionatit, vërejtja jonë, ky titull u botua mbrëmë në gazetën “Bota sot”), ky shkrim është bërë pas takimit mes Ministrës znj. Vlora Dumoshi dhe përfaqësueseve te KOK-ut dhe disa federatave, ku FHK-në e përfaqësoi presidenti Eugen Saraçini.

Pasi ende nuk lejohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe IPKSH asnjë aktivitet sportiv deri me datën 18 maj, kurse pastaj te shikohet gjendja reale se kur mundet me fillu sporti me aktivitete.

FHK ka një plan veprimi i cili do të shqyrtohet dhe miratohet nga Bordi, do të informohen klubet dhe do të merren edhe propozimet e tyre lidhur ne rifillimin e garave, por orientimisht pritet fillimi i stërvitjeve në palestra nga 1 qershori (nëse Ministria e Shëndetësisë e lejon), kurse garat përafërsisht dikund nga mesi i qershorit.

Kjo informatë ka për qellim qe klubet te informohen paraprakisht si është gjendja reale, dhe te fillojnë me parapërgatitje për stërvitje grupore (shpresojmë qe sportistët kanë stërvitur individualisht).
Kurse FHK është interesuar në MKRS për pakon e ndihmave financiare te premtuar nga Qeveria e Kosovës, por që ende s’ka diçka konkrete.

Mirëpo, para se gjithash shëndeti i sportistëve është në rend të parë, dhe pastaj garat qe besojmë do ti përfundojmë në afatet e parapara nga EHF”, sqaron Gjinovci opinionin hendbolldashës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat