Klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj, është klubi më i mirë në 20 vitet e fundit.
Në anketën e rubrikës së sportit të gazetës kombëtare “Bota sot”, nga 20 emrat e hendbollit që morën pjesë në anketë, zgjodhën KH Kastriotin klubin më të mirë në Kosovë në periudhën 1999-2019. Klub me shtatë tituj kampioni, më së shumti në dy dekadat e fundit.
Edhe trajnerja më e mirë u zgjodh Valbona Zeqa, hendbollistja më e mirë Lirie Muhaxheri po ashtu edhe në beku i majtë, si dhe Vlora Jaashari, beku i djathtë më i mirë në vend në 20 vitet e fundit.
Sipas anketës, KHF KASTRIOTI - klubi më i mirë i Kosovës në periudhën 1999-2019
Renditja
1. Kastrioti 13 vota
2. Vushtrria 4
3. Prishtina 3