Abazi: Nuk ka kushte për vazhdimin e kampionatit! Asnjë nuk e kërkon një asistencë financiare o nga FHK o nga ministria - Bota Sot
Abazi: Nuk ka kushte për vazhdimin e kampionatit! Asnjë nuk e kërkon një asistencë financiare o nga FHK o nga ministria

Hendboll

Abazi: Nuk ka kushte për vazhdimin e kampionatit! Asnjë nuk e kërkon një asistencë financiare o nga FHK o nga ministria

Nga: Kemajl Goca Më: 13 maj 2020 Në ora: 16:32
Lulzim Abazi

Jo vetëm Kosova por i gjithë globi po përballet me një armik të padukshëm, virusi korona! 

Kjo ka ndikuar që të ndalen të gjitha aktivitetet sportive pothuajse në të gjitha shtetet e botës! Do të vazhdojë apo jo Superliga e Kosovës në hendboll (femra e meshkuj), është dilemë! Lulzim Abazi, përfaqësues i klubit të hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), shtatë herë kampione e pasluftës, njëkohësisht është edhe anëtar i bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se nuk ka kushte që të vazhdojë kampionati, si dhe ka kritikuar klubet që po deklarohen se janë të gatshme për vazhdimin e garave, në fakt nuk kanë kurrfarë kushte, as lojtaret e lojtarët nuk i kanë paguar.

Sipas Abazit, këto deklarime të tilla nga disa klube bëhen më shumë që të janë më afër federarës! 
“Nuk e shoh të arsyeshme vazhdimin e kampionatit, nuk ka kushte, më së pari është bë një pauzë shumë e gjatë, edhe nuk ekzistojnë as kushte minimale për zhvillimin e kampionatit.

Është problemi shumë i madh dhe nuk guxojmë me rreziku shëndetin e lojtareve e lojtarëve! Arsyeja? Nuk është përfunduar me pandeminë 1! Rreziku tjetër shumë i madh është se nëse lojtaret hyjnë me pak stërvitje apo me pak lojë, lëndimet mund të janë të rënda”, tha Abazi. Më tutje tha se asnjë arsye nuk ka me menduar për vazhdimin e garave:

“Nuk shoh arsye për vazhdimin e kampionatit. Nëse vjen  deri te ajo, duhet shqyrtuar se si duhet zhvilluar, me çfarë metoda, me gjetur mënyrën se si me përfunduar këtë kampionat. Duhet me gjetur mënyrën sa më të lehtë sepse është shumë e rrezikshme të futemi në fushë me këtë situatë që jemi.  

Duhet mu diskutuar se si do të  vazhdohet garimi, me play-off apo me turne, duhet me bë këtë punë në bashkëpunim me gjithë ata që janë në dispozicion, si ekspertët, komisionet përkatëse të FHK-së, më së pari të kontaktohen edhe klubet, pa anashkaluar konsultimet edhe me trajnerët, sepse ata më së miri mund të japin mendimin profesional dhe si e shohin zhvillimin e kampionatit. Tani për tani nuk po shoh mundësi zhvillimin e kampionatit, siç i thash dy arsyeja më lartë, e treta është pandemia ekonomike, që nuk e përmend askush. Klubet janë shumë prapa me anë financiare.

Nëse kërkohet për vazhdimin e kampionatit, mendoj se paraprakisht klubet, kryesitë e klubeve të Superligës, ligës së parë, duhet kërkojnë si të gjendet një formë nga ana e FHK-së, një mundësi financiare që t’i stimulojnë me një pako siç e quajnë emergjente financiare, që të kanë mundësi të zhvillimit të kësaj pjese të garës.

E di se është përmendur nga ministria e sportit një mundësi financiare, ende nuk kam dëgjuar që u bë diçka në at drejtim, që të kompensohen apo të ndihmohen klubet, apo lojtaret, që të ndihmohen dhe të kapërcejmë këtë krizë që ka kapluar sportin në përgjithësi sidomos hendbollin”.

Ju ankoheni, por disa klube janë shprehur të gatshme për vazhdimin e kampionatit?

“Është e çuditshme prej klubeve të tjera, kryesive, asnjë nuk e kërkon një asistencë financiare o nga FHK o nga ministria, të gjithë i kanë lojtarët pa paga. Situatë e mjerueshme të femrat dhe të meshkujt. Është e pakuptueshme, kjo amulli nëpër klube, në këtë formë që veprojnë apo vetëm sa me qenë në krye të klubeve, apo të mbajnë afërsinë me FHK-në.

Nuk ka nevojë me mbajt afërsi me FHK-në sepse kjo shkon në dëm të klubeve të tyre. Si për shembull klubet e futbollit bënë kërkesë në FFK për ndihmë financiare, ndërsa jo edhe ato të hendbollit në FHK. Është një krizë financiare që ka kapluar krejt botën, shkak i pandemisë. Nuk ka asnjë kërkesë për pakon emergjente financiare, e çuditshme!”, përgjigjet Abazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat