Gjinovci, dikur lojtar por sot…  - Bota Sot
Gjinovci, dikur lojtar por sot… 

Hendboll

Gjinovci, dikur lojtar por sot… 

Nga: Kemajl Goca Më: 14 maj 2020 Në ora: 17:28
Izet Gjinovci me numër 11-të

Sportisti lind dhe vdes sportist, kështu do të jetë edhe me Izet Gjinovcin, që pothuajse 24 orë e ka mendjen vetëm për sport, sidomos për hendboll dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Koka e tij është e mbushur sport, sport, hendboll, hendboll!

Në kohën e rinisë së artë, ai ka qenë hendbollist, madje ka luajtur edhe në klubin e hendbollit Prishtina,  ku e ka pasur bashkëlojtar Osman Demollin, Safet Gashin etj.

Në fotografi shihet Gjinovci me numër 11-të (në një ndeshje memoriale veteran e të rinj), ku dëshmon se sa ka qenë i përqendruar para sfidave. 

Image

Shoqëria e tij tregojnë se si pivot vërtet ka qenë luftarak. Gjithmonë ka kryer detyrat e parashtruara nga trajneri. 

Në vitet e 90-ta, përveç si lojtar, ka qenë donator i madh i hendbollit dhe sportit në përgjithësi. 

Sot është sekretar i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës. Njeriu që quhet i “Artë” jo vetëm nga dashamirët e hendbollit. I dashur për të gjithë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat