FHK-ja ka pak më shumë kohë

Hendboll

FHK-ja ka pak më shumë kohë

Më: 15 maj 2020 Në ora: 15:15
FHK-ja ka pak më shumë kohë

Presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini dje ka marrë pjesë në video-konferencën e radhës së Komitetit Olimpik të Kosovës me federatat sportive si dhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Departamentin e Sportit.

Presidenti i federatës në takim paraqiti qëndrimet parimore se në rend të parë është shëndeti i të gjithë të përfshirëve e më pas vazhdimi i garave.
Saraçini ka thënë se komuniteti i sportit duhet të jetë në kontakt të vazhdueshëm me organet e shëndetësisë dhe pas 18 majit të rivlerësohet sërish situata.

Saraçini në video-konferencë ka thënë se më 19 maj do të mbahet mbledhja e radhës e Bordit të FHK-së, ku do të detajizohet plani veprues për muajin qershor, kur planifikohet të rinisin garat, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë.

FHK-ja ka pak më shumë kohë në këtë drejtim, pasi EHF-ja ka caktuar 14 korrikun si datën e fundit kur duhet të paraqiten skuadrat për garat evropiane. Prandaj nuk ka nguti lidhur me marrjen e vendimit definitiv.
Presidenti Saraçini po ashtu ka paraqitur kërkesë në takim që komunat të ndihmojnë klubet sportive, duke ditur gjendjen e rëndë të klubeve.

Klubeve u duhet kohë për fillimin e stërvitjeve, mirëpo e mira është se gara e rregullt prej 18 xhirove kanë përfunduar në Superligën e meshkujve, ku mbetet vetëm gara shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat