Kampionia e Kosovës në telashe me lojtare të jashtme  - Bota Sot
Kampionia e Kosovës në telashe me lojtare të jashtme 

Hendboll

Kampionia e Kosovës në telashe me lojtare të jashtme 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:44
Kampionia e Kosovës në telashe me lojtare të jashtme 

Kampionet në fuqi të Kosovës, Istogu, njëherësh edhe lidere në tabelë në elitë, janë të shqetësuar me gjendjen që po kalon vendi për shkak të Covid 19, por edhe në telashe me hendbollistet e jashtme.

Sepse në fillim të qershorit duhet të nisin përgatitjet, por janë në një situatë të vështirë se si t’i sjellin hendbollistet nga Mali i Zi në shtetin e Kosovës. Është fjala për Tina Hetemin, Nalalia Millatoviq dhe Suzana Ujkiqi.

Drejtuesit e këtij klubit besojnë e shpresojnë se do të gjejnë mundësi që t’i kthejnë këto lojtare në Kosovës dhe të vazhdojnë luftën për titull dhe për Kupën e Kosovës.

Edhe një fakt, Istogu pak a shumë u penalizua, sepse duhet të startojë në play-off si lidere dhe jo të futet në short. Në luftë për titull janë Istogu, Prishtina dhe Vushtrria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat