Gjinovci e Xhema raportuan për vendimin e Bordit të FHK-së për rifillim të garave

Hendboll

Gjinovci e Xhema raportuan për vendimin e Bordit të FHK-së për rifillim të garave

Më: 29 maj 2020 Në ora: 14:34
Gjinovci e Xhema kanë raportuar për vendimin e Bordit të FHK-së për rifillim të garave

Sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci dhe përgjegjësi për projekte me EHF-në, Sherif Xhema e kanë prezantuar Federatën e Hendbollit të Kosovës në një videokonferencë të mbajtur të enjten pasdite.

Në videokonferencë morën pjesë edhe drejtuesit e lartë të Federatës Evropiane të Hendbollit (EHF), duke përfshirë presidentin Michael Widerer. Morën pjesë gjithashtu zyrtarë të disa federatave nacionale.

Është diskutuar lidhur me situatën emergjente, ndërsa Gjinovci e Xhema kanë raportuar për vendimin e Bordit të FHK-së për rifillim të garave. Zyrtarët e federatës sonë kanë njoftuar EHF-në për vështirësitë e klubeve dhe federatës pas situatës së krijuar, ndërsa është kërkuar nga EHF-ja që të gjendet mënyrë për të përkrahur FHK-në dhe klubet në aspektin financiar.

FHK-ja do të përgatit një raport më të detajuar që do ta dërgojë në Federatën Evropiane, por në mbledhje drejtuesit e EHF-së treguan se Federata Evropiane po ashtu po përballet me vështirësi financiare.

Në videokonferencë është kërkuar që EHF-ja të përkrah federatën tonë edhe për strategji të marketingut e po ashtu me trajnime të ndryshme “online” për trajnerë e gjyqtarë.

Është diskutuar edhe për Master Planin e EHF-së për periudhën 2020 -2027, ku kontribut me diskutimet e tyre kanë dhënë edhe zyrtarët e Federatës sonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat