Gjinovci mburret me shqiptarin që po bën bujë në Amerikë

Hendboll

Gjinovci mburret me shqiptarin që po bën bujë në Amerikë

Nga: K. Goca Më: 30 maj 2020 Në ora: 17:00
Gjinovci mburret me shqiptarin që po bën bujë në Amerikë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Izet Gjinovci, mburret me ish hendbollistin e tij, Shkumbin Mustafa, që sot jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Kënaqësi e vërtetë kur lexon për një ish talent te klubit Prishtina, që më vonë bëri karrierë në SHBA, por jo vetëm kaq, por ishte edhe ai që punoi ne ngritjen e hendbollit ne këtë vend deri ne pjesëmarrjen e skuadrave të Amerikës veriore në Kampionatin e klubeve botërore Super Globe qe organizon IHF çdo vit.

Momentalisht Shkumbin Mustafa është kryetar i klubit te New Yorkut dhe lojtar ende aktiv. Bini krenohemi me ty”, shkruan Gjinovci.   

Për Mustafën ka shkruar “straighthandballtalk”, duke thur elozhe.  Mustafa ka folur për karrierën e tij qoftë në hendboll dhe në aspektet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat