Kasim Kamenica rikthehet në Kosovë

Hendboll

Kasim Kamenica rikthehet në Kosovë

Nga: K. Goca Më: 9 qershor 2020 Në ora: 14:24
Kasim Kamenica rikthehet në Kosovë

Emri i madh i hendbollit, boshnjaku Kasim Kamenica, dje është rikthyer në Kosovë dhe i përvishet stërvitjeve me klubin me renome Kastrioti nga Ferizaj.

Synimi I Kamenicës është që të përgatitë ekipin sa më mirë për sfidën e gjysmëfinales së Superligës së Kosovës. 

Sfida e parë pritet të luhet në Pejë me 13 qershor kundër Besa Famgas, ndërsa e dyta me gjasë me 17 qershor. 

Ajo skuadër që shënon dy fitore apo një fitore dhe një barazim do të kualifikohet në finale. Në përballjen tjetër gjysmëfinale do të takohen Prishtina-Trepça.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat