Task-forca vazhdon punën në terren, vizitohet KHF Prishtina

Hendboll

Task-forca vazhdon punën në terren, vizitohet KHF Prishtina

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 00:20
KHF Prishtina

Task-forca e FHK-së për përballje me COVID-19, ka vazhduar të martën punën në terren.

Ekipi mjekësor që koordinohet nga Erlinda Hakaj ka vizituar skuadrën e hendbollisteve Prishtina, që po përgatitet për play off.

Anëtarët e task-forcës kanë bërë kontrollimin e lojtarëve, ndërsa janë dhënë këshilla për përballje me COVID-19 si dhe për kthim gradual në stërvitje dhe në ndeshje.

Task-forca e themeluar për të bërë të mundur kthimin e sigurt në stërvitje e ndeshje, ka vizituar tashmë shumicën e skuadrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat