Task-forca e FHK-së për përballje me COVID-19, ka vazhduar të martën punën në terren.
Ekipi mjekësor që koordinohet nga Erlinda Hakaj ka vizituar skuadrën e hendbollisteve Prishtina, që po përgatitet për plejof.
Anëtarët e task-forcës kanë bërë kontrollimin e lojtarëve, ndërsa janë dhënë këshilla për përballje me COVID-19 si dhe për kthim gradual në stërvitje dhe në ndeshje.
Task-forca e themeluar për të bërë të mundur kthimin e sigurt në stërvitje e ndeshje, ka vizituar tashmë shumicën e skuadrave.