Pranvera paraqet disa fakte interesante, kush janë Xhemail Kasumi dhe Hysni Firza? - Bota Sot
Pranvera paraqet disa fakte interesante, kush janë Xhemail Kasumi dhe Hysni Firza?

Hendboll

Pranvera paraqet disa fakte interesante, kush janë Xhemail Kasumi dhe Hysni Firza?

Nga: Kemajl Goca Më: 11 qershor 2020 Në ora: 14:22
Pranvera Firza

Hendbolli është me traditë në Kosovë. Në vitet e 70-ta dhe të 80-ta klubet kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme, si ish Borci tani Kastrioti i Ferizajt dhe Trepça nga Mitrovica. Pranvera Firza, vajza e trajnerit të madh të hendbollit, Hysniut, tani i ndjerë, ka paraqitur disa fakte interesante,

“Duke kërku e nxjerrë dokumente prej naftalinit ndonjëherë të bijnë në dorë edhe disa lajme interesante, që korrespondojnë me data të rëndësishme për hendbollin e Kosovës e veçanërisht për KH Kastrioti (ish-Borci) nga Ferizaj (jemi në muajin qershor e ky artikull po korrespondon edhe me datën e shtypit 16 qershor 1975).

Me 15 qershor 1975 ekipi ish-Borcit, tani KH Kastrioti, para 45 viteve ka hyrë edhe zyrtarisht në Ligën e Parë Qendrore të hendbollit në ish-Jugosllavi, që ishte edhe ekipi i parë nga Kosova. Sipas artikullit kjo datë ka korrespondu edhe me përvjetorin e 15-të të themelimit të KH Kastrioti (ish-Borci). Ndërsa sivjet KH Kastrioti feston përvjetorin e 60-të të themelimit.

Image

Sporti i Rilindjes 1975

Gjatë kësaj periudhe të hyrjes në Ligën e Dytë me 1972 dhe në Ligën e Parë me 1975 udhëheqës të KH ish-Borci ishin: kryetar Xhemail Kasumi dhe trajner Hysni Firza (i ndjeri babi im)”, shkruan Pranvera në profilin e saj në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat